22.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

Vendi i rrethuar nga male ku askush nuk dëshiron të ngjitet

Zhytur në histori dhe legjenda, një numër i madh fshatrash shtrihen në zemër të Azerbajxhanit, në një lartësi 2000 metra mbi nivelin e detit. Për shumë kohë, ata janë konsideruar të izoluar dhe të paarritshëm për vizitorët, ndaj kjo ka ndikuar që ata të ruajnë një stil unik jetese gjysmënomade. Megjithatë, së fundmi, me zhvillimin e infrastrukturës dhe një fluks turistësh aventurierë, këto rajone po shohin ndryshime të shpejta.

Rruga dhe shtigjet për të mbërritur në këto fshatra janë jashtëzakonisht të vështira. Terreni i thyer malor, kafshët grabitqare dhe ujërat e rrëmbyer të përrenjve, bëjnë që udhëtimi të jetë vërtetë i rrezikshëm. Gjatë gjithë rrugës, turistët ndeshen me gjurmët e një kështjelle dhe vendbanime mesjetare, një xhami të shekullit të 8-të, si dhe gure varresh të panumërta antike. Në fund, mbërritja në destinacion në majë të një pllaje të mbështetur mbi shkëmbinjtë e lartë, dhuron një pamje magjike të luginës përpara.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x