12.5 C
Tirana
24 / 02 / 2024

4 herë më shumë se Shqipëria, Kosova e çon në 200 mln euro buxhetin për mbrojtjen

Në një situatë të tensionuar me Serbinë, qeveria e Kosovës ka vendosur të shtojë me 40 milionë euro buxhetin për mbrojtjen. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se me shtesën e fundit buxheti për mbrojtjen e kalon nivelin e 200 milionëve eurosh apo 2 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto, i cili është kriteri edhe për shtetet anëtare të NATO-s.

Ndërkohë, në buxhetin e kaluar para pak ditësh, qeveria akordoi 48,338,376 lekë për mbrojtjen, gati 4 herë më pak më se buxheti i Kosovës. Në anën tjetër, në vitin që po mbyllet, buxheti i Serbisë për mbrojtjen ishte 1,426 miliardë dollarë.

Në mbledhjen e së mërkurës, ekzekutivi i Kosovës mori vendim edhe për shtesa të njëhershme prej 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët. Krahas kësaj, qeveria miratoi disa projektligje dhe nisma për marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa ndau katër milionë euro për të mbështetur bujqit dhe bizneset për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e shtatorit të vitit të kaluar dhe janarin e vitit 2023.

Kjo ndarje buxhetore, sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, bëhet përmes kursimeve të deklaruara nga organizatat buxhetore në vlerë prej mbi 54.3 milionë euro te projekte tjera ku kanë dinamikë më të shpejtë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x