18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

10 atraksionet më të bukura për 2022 për pushime të paharrueshme

Tripadvisor, sajti i udhëtimeve që udhëzon turistët në të gjithë botën për vendet që duhet të shikojnë, ka bërë edhe listën e vendeve më të bukura për 2022 që janë kthyer ën atraksionet kryesore dhe më të pëlqyera nga turistët.

Lista e vendeve më të bukura përcaktohet në bazë të vlerësimeve të udhëtarëve, atraksionet, aktivitetet dhe kosto e jetesës. Çdo vit, platforma e udhëtimit lëshon një seri çmimesh për zgjedhjen e udhëtarëve, ku dhe këtë vit ka listuar vendet më unike për të parë gjatë 2022.

Një katedrale ëndërrimtare e projektuar në mënyrë unike në Evropë, e cila është në ndërtim e sipër që nga viti 1882, është atraksioni kryesor për vitin 2022, sipas Tripadvisor.

Spanja dhe Italia janë dy vendet që zënë pjesën më të madhe të vendeve. Ja cilat janë 10 vendet më të mira sipas Tripadvisor:

  1. Basilica de la Sagrada Familia: Barcelona, ​​Spanjë
  2. Koloseu: Roma
  3. Empire State Building: Neë York City
  4. Qendra e Xhamisë së Madhe Sheikh Zayed: Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe
  5. Galeria Degli Uffizi: Firence, Itali
  6. Plaza de España: Seville, Spanjë
  7. Ujëvarat Iguazu: Foz do Iguaçu, Brazil
  8. Banjat Romake: Bath, Mbretëria e Bashkuar
  9. Kopshti i Zotave: Kolorado Springs, Kolorado
  10. Shatërvani Trevi: Romë

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x