8.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

Zyrtari i lartë i SHBA mbërrin në Tiranë pas sulmit iranian: Jemi të përkushtuar për mbështetjen tuaj!

SHBA janë të përkushtuara për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve tanë shqiptarë në mbrojtjen kibernetike.

Kështu deklaroi ambasadori i Posaçëm për Hapësirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale Nathaniel Fick, pas një takimi me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe koordinatorin e Ri Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Igli Tafa.

Ai i ka cilësuar diskutimet mbi sigurinë kibernetike si konstruktive.

    1/2 “Pata diskutime konstruktive mbi sigurinë kibernetike me Zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Koordinatorin e Ri Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Igli Tafa dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kibernetike. https://t.co/rPHIaSGr6v

    — USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) November 9, 2022

Dy akademikë zviceranë, Myriam Dunn dhe Cavelty Andreas Wenger, në studimin e tyre kanë folur për sigurinë kibernetike.

Ata e kanë trajtuar dhe situatën në Shqipëri, sa i përket kësaj fushe.

Sipas tyre, debati rreth sigurisë kibernetike është kthyer në një fushëbeteje, ku autoritetet kombëtare kërkojnë të pozicionohen në emër të sigurisë kombëtare.

“Shqipëria është tashmë një ekonomi e shërbimeve teknologjike dhe, si e tillë, varet gjithnjë e më shumë nga infrastruktura e saj e informacionit”, shkruhet në studim.

Në këtë mënyrë, autorët theksojnë se ky nivel i mbështetjes në informacion ka zbuluar edhe dobësitë, veçanërisht kur rastet e shkeljeve të sigurisë së rrjetit po rriten me shpejtësi, duke theksuar nevojën për veprim.

Për ta, Shqipëria është bërë gjithnjë e më shumë vend i origjinës, por dhe objektiv i sulmeve kibernetike.

Rasti i parë i regjistruar i krimit kibernetik në vendin tonë ka ndodhur në vitin 2008.

Vitet e fundit, numri i krimeve kibernetike të zbuluara nga policia është rritur në mënyrë të ndjeshme, me hakerime, mashtrime, vjedhje të numrave të kartave të kreditit, vjedhje identiteti apo maleware si Trojans.

Këto të fundit u mundësojnë kriminelëve të marrin kontrollin në distancë mbi mijëra kompjuterë, duke qenë ndër llojet më të përhapura të krimit.

“Kërcënimet e sigurisë sfidojnë aftësitë mbrojtëse të Shqipërisë dhe e kanë vendosur sigurinë kibernetike në agjendën kombëtare shqiptare”, shkruhet në studim.

Për t’iu përgjigjur sfidave të saj në rritje të sigurisë kibernetike, Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar si kapacitetin e saj të brendshëm të sigurisë kibernetike, ashtu edhe bashkëpunimin me partneritetin ndërkombëtar.

Me kalimin e kohës, kuptimi i termit “siguri kibernetike” në Shqipëri ka ndryshuar.

Fillimisht, kuptohej si një çështje e menaxhimit të rrezikut teknik, tanimë si një sfidë kryesore e sigurisë kombëtare.

Pasiguritë teknologjike, fragmentimi i autoritetit dhe detyrimet ndërkombëtare, të gjitha formojnë qasjen e Shqipërisë ndaj sigurisë kibernetike.

Funksionimi i internetit varet shumë nga marrëveshjet e qeverisjes, që përfshin aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë.

Shumë studime kanë vërtetuar se shteti është vetëm një lojtar i rëndësishëm ndër të tjerët, gjë që çon në paaftësinë e Qeverive ose organizatave të sigurisë transnacionale për të zbatuar daljet e preferuara kibernetike, që vjen në mënyrë të njëanshme.

Kontroll de facto mbi komponentët teknikë të internetit dhe të dhënat që rrjedhin përmes tyre ushtrohen nga aktorë privatë.

Shtetet e tjera po i përshtaten kësaj qeverisjeje të rrjetëzuar dhe të fragmentuar me pak a shumë entuziazëm, duke u përpjekur të formësojnë standardet dhe praktikat në një mjedis me shumë palë, por në Shqipëri është ndryshe.

Në konferencën për shtyp, në kuadër të firmosjes së marrëveshjes për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale, kryeministri Edi Rama, ndërsa e vlerësoi bashkëpunimin, ngritjen e një qendre kombëtare sigurie për mbrojtjen kibernetike e cilësoi si sfidë.

Duket se kjo fushë është e centralizuar në duart e Qeverisë shqiptare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x