Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve mjedisorë kundër projektit në zonën e Zvërnecit ka hyrë sot në ditën e saj të pestë.
Qytetarët, nga sheshi “Skënderbej”, janë zhvendosur përpara godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar reagimin e institucioneve qendrore lidhur me shqetësimet e ngritura.
Objektivi kryesor i lëvizjes mbetet anulimi i plotë i projektit të planifikuar për këtë zonë. Protestuesit deklarojnë se ndërhyrjet në këtë zonë paraqesin një rrezik për ekosistemin lokal.
“Ju erdhi fundi”, është thirrja kryesore që dëgjohet në kor. “Reagim paqësor. Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD”, thuhet gjithashtu nga protestuesit.
Paralelisht, po zhvillohet protestë në qytetin e Durrësit.
Kujtojmë se tubimi i djeshëm nisi me tensione ku policia kishte vendosur gardhe metalikë, gjë që nuk i ka penguar qytetarët të bashkohen pas përplasjes me efektivët apo faktit që ndaj tyre u përdor ujë me piper nga autobotet.
- Presidenti Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e çlirimit: Kosova, dëshmi e gjallë se liria fitohet me sakrificë - 12/06/2026
- “S’ka negociata, por bujrum ejani shihni provat”, Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë, ju e keni marrë për kalë beteje - 12/06/2026
- Bejko: Berishës i është dhënë vizë, por nuk i janë hequr akuzat - 12/06/2026