Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave gjermane, Lars Klingbeil i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump të përfundojë luftën “e papërgjegjshme” me Iranin, përpara udhëtimit të tij në SHBA javën e ardhshme për të marrë pjesë në samitin e G20.
“Ky është mesazhi më i rëndësishëm, edhe për SHBA-në: përfundoni këtë luftë”, tha Klingbeil. Ai madje fajësoi Trump për çmimet e larta të karburantit.
“Donald Trump është përgjegjës për luftën e papërgjegjshme që filloi në Iran. Këto janë pasojat që shohim në stacionet e benzinës”, tha ai.
Të hënën dhe të martën, ministrat e financave nga vendet anëtare të G20 do të takohen në Asheville, Karolina e Veriut, përpara samitit në Miami në dhjetor.
Lars Klingbeil përsëriti gjithashtu propozimin e tij për një taksë mbi fitimet e tepërta të kompanive të naftës në nivel evropian, duke nënvizuar se kompanitë po grumbullojnë për shkak të situatës gjeopolitike. “Ato po mbushin xhepat e tyre! Kjo duhet të ndalet”, tha ai.
Çështja është në axhendën e takimit të ministrave të financave të BE-së, i cili do të mbahet më 19 shtator në Dublin.
- Zbulohet çfarë u ka kërkuar Rama drejtuesve politikë dhe ministrave: Pasqyra Albania të jetë ligj për të gjithë - 28/08/2026
- Zv.kancelari gjerman i bën thirrje presidentit Trump: Përfundojeni këtë luftë të pakuptimtë me Iranin, pasojat e saj po i vuajmë te karburantet - 28/08/2026
- Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe” - 28/08/2026