Luftëtarë të Brigadës Qassam të Hamasit kanë tentuar të kapin ushtarë izraelitë në Gaza, raportojnë mediat izraelite.
Forcat e Mbrojtjes sê Izraelit (IDF) po zhvillojnë kërkime intensive, për të gjetur personat e zhdukur.
Sipas raporteve paraprake, disa ushtarë izraelitë kanë humbur jetën gjatë incidentit.
Në përgjigje, IDF ka aktivizuar Protokollin Hannibal, një procedurë ekstreme e sigurisë, që përdoret kur ekziston rreziku që ushtarët të kapen nga armiku.
Zhdukja e katër ushtarëve është raportuar edhe nga Al Jazeera.
Ky incident vjen në një kohë tensioni të lartë në Gaza, pas shpalosjes së planit izraelit për ta pushtuar gjithë Rripin, përfshirë qytetin e Gazës.
Autoritetet izraelite kanë paralajmëruar se situata mbetet shumë e rrezikshme dhe se operacionet për rikuperimin e ushtarëve të zhdukur do të vazhdojnë.
- LIVE/ 1300 policë për protestën e opozitës, Berisha mbërrin te Kryeministria, Boçi: Të shprehim revoltën dhe zemërimin tonë - 24/01/2026
- E pabesueshme, Bayern Munich pëson humbjen e parë në Bundesligë, të pathyeshëm që nga muaji mars - 24/01/2026
- Bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi/ Rusia sulmon Ukrainën, Kievi: Putini cinik, sulmi barbar - 24/01/2026