Një shkencëtar që ka punuar në laboratorin e Wuhan ka pohuar se Covid kishte rrjedhur nga laboratori dhe nuk ka kaluar nga kafshët te njerëzit, shkruajnë mediat e huaja.
Andrew Huff, ish-zëvendëspresident i Aleancës EcoHealth, tha se kjo është një nga fshehjet më të mëdha në histori dhe dështimi më i madh i inteligjencës amerikane që nga 11 shtatori.
Instituti i Virologjisë në Wuhan, një laborator i sigurisë së lartë i specializuar për koronaviruset ka qenë në sy të botës ndërsa ende nuk është zbuluar origjina e saktë e koronavirusit.
Si Kina ashtu edhe ekspertët e labaratorit në Wuhan kanë mohuar çdo akuzë, por provat se virusi në fakt ka dalë nga laboratori. Dhjetra ekspertë kanë sugjeruar se Covid mund të ketë dalë nga laboratori i Ëuhanit përmes një studiuesi të infektuar ose shkeljeve të mundshme të sigurisë në vend.
Edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se beson se Covid ka rrjedhur nga laboratori pas një “aksidenti katastrofik” .
Në librin e tij të ri, “The Truth About Ëuhan” – sinjalizuesi Dr Huff pretendon se pandemia ishte rezultat i financimit të qeverisë amerikane të inxhinierisë gjenetike të rrezikshme të koronaviruseve në Kinë.
Epidemiologu tha se eksperimentet e Kinës, të kryera me siguri të dobët çuan në një rrjedhje laboratorike në Institutin e Virologjisë Ëuhan të financuar nga SHBA.
“Aleanca EcoHealth dhe laboratorët e huaj nuk kishin masat adekuate të kontrollit në vend për të siguruar sigurinë e duhur, dhe të menaxhonin rrezikun, që përfundimisht rezultoi daljen e virusit në Institutin e Virologjisë Ëuhan,” tha ai.
Aleanca EcoHealth kishte studiuar koronaviruse të ndryshëm te lakuriqët e natës për më shumë se dhjetë vite dhe kishte bashkëpunuar me laboratorin e Wuhan.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026