16.5 C
Tirana
13 / 07 / 2025

Zbardhet takimi Xhaçka – Dendias, ministrja: Ndamë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka takuar ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.

‘Kënaqësi të takoja homologun tim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona Shqipëri-Greqi.
Mirënjohje Ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve tona dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Ndamë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe të rajonit në tërësi dhe jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë së bashku në gjetjen e mënyrave të reja për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popullit tonë dhe të rajonit. ‘- u shpreh Xhaçka.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x