8.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

Vritet 49-vjeçari në Tiranë, biznesmeni nga Roskoveci me precedentë penalë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së premtes në Tiranë.

Sipas policisë, një person ka qëlluar me pistoletë një 49-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital. Viktima, sipas burimeve, është shtetasi Edmond Papa.

“Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë shtetasin E. P.,  49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, bën me dije policia.

Gazetari i A2 CNN, Jul Kasapi, tregoi se “kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë”.

“Viktima 49-vjeçar, Edmond Papa nga Roskoveci i Fierit, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe i është drejtuar një kafeneje në zonë. Një person i maskuar me kapuç dhe i veshur me të zeza ka hyrë në brendësi të lokalit dhe e ka qëlluar mbi 5 herë me pistoletë. Ende nuk ka detaje nga vrasësi. 49-vjeçari është pronar i një hoteli në Sarandë dhe është person i skeduar më parë nga policia në fushën e narkotikëve”, tha Kasapi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x