23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Vrioni shkëputet përfundimisht nga Juve, zgjedh skuadrën e re

Xhakomo Vrioni është shkëputur përfundimisht nga Juventusi dhe nga kontinenti i Europës për të vazhduar karrierën e tij në MLS, në radhët e skuadrës së New England. Sulmuesi kuqezi ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur me këtë skuadër deri në vitin 2025, me opsionin dhe për një vit tjetër.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin me Xhakomo Vrionin për një kontratë afatgjatë me New England Revolution. Giacomo na ra në sy me suksesin e tij të fundit, me golat e shënuar ​​në Austri dhe u rekomandua nga disa njerëz vërtet të shquar në sportin tone”, tha Drejtori Sportiv dhe trajneri i skuadrës, Bruce Arena. “Mezi pres ardhjen e Xhakomos në New England dhe mezi pres të punoj me të. Ai është një shtesë shumë e mirëpritur për ekipin tonë”.

“Jam i emocionuar të filloj këtë kapitull tjetër të jetës dhe karrierës sime në Boston, në Major League Soccer me skuadrën e New England Revolution,” tha Vrioni. “Kam parë shumë lojtarë të talentuar të vijnë nga Evropa dhe të lulëzojnë në MLS, prandaj besoj se është koha e duhur për të hedhur këtë hap në karrierën time. Mezi pres të takoj së shpejti të gjithë bashkëlojtarët e mi të rinj, trajnerët dhe mbështetësit e Revolution”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x