13.5 C
Tirana
09 / 11 / 2025

Vrasja e Charlie Kirk, ish-presidentët demokratë Obama dhe Biden mesazhe ngushëllimi: Kjo dhunë e neveritshme s’ka vend në demokracinë tonë

Homazhe për aktivistin e vrarë republikan Charlie Kirk janë bërë nga i gjithë spektri politik i SHBA-së. Ish-presidentët demokratë Barack Obama dhe Joe Biden ndanë mesazhe pasi ai u qëllua me armë zjarri.

Biden tha: “Nuk ka vend në vendin tonë për këtë lloj dhune. Duhet të marrë fund tani. Unë dhe Jill po lutemi për familjen dhe të dashurit e Charlie Kirk.”

Nga ana tjetër Barack Obama tha: “Kjo lloj dhune e neveritshme nuk ka vend në demokracinë tonë. Unë dhe Michelle do të lutemi për familjen e Charlie-t sonte, veçanërisht për gruan e tij Erika-n dhe dy fëmijët e tyre të vegjë

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer, gjithashtu bëri homazhe nga Mbretëria e Bashkuar. Ai tha: “Është zemërthyese që një familjeje të re i është grabitur një baba dhe një burrë. Ne të gjithë duhet të jemi të lirë të debatojmë hapur dhe lirisht pa frikë, nuk mund të ketë justifikim për dhunën politike.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x