31.5 C
Tirana
19 / 06 / 2024

Vrasja e Artan Santos, ish-prokurori zbardh të pathënat për hetimet e dosjes

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News me gazetarin Milaim Zeka, shprehet se beson që çështja e Artan Santos do të zbardhet dhe se autorët dhe organizatorët e kësaj vrasje do të dalin para drejtësisë.

Shkëlqim Hajdari: Do të zbardhet dhe zbulohet edhe çështja e Santos edhe çështja e Konomit, shumë çështje të bujshme që s’ka pasur besim që do zbulohen ndonjëherë, por unë jam i bindur që do zbulohen.

Milaim Zeka: Je i bindur që vrasja e Santos do të zbulohet? Se kjo është një deklaratë shumë e fuqishme nga ana jote duke e ditur që ti nuk flet pa informacion.

Shkëlqim Hajdari: Absolutisht që po. Çështja e SPAK-ut për ne prokurorët edhe për agjencitë ligjzbatuese nga pikëpamja operative e të dhënave dihet qartë se si ka ndodhur. Hetimet edhe në kohën tonë si për Konomin si për Santon për këto dy raste është i zbardhur nga pikëpamja e të dhënave tani duhet që meqë po shkërmoqen grupet e strukturuara kriminale të gjejmë prova për të çuar autorët dhe organizatorët para drejtësisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x