Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se procesi i votimit nga diaspora, ishte një sukses.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Celibashi u shpreh se procesi nuk ishte perfekt, por u realizua shumë mirë.
Lidhur me akuzat e opozitës, Celibashi deklaroi se çdo gjë është relative.
“Me bindje të thellë dhe jo shtyrë nga ndonjë lloj delirimi, po pranoj që është krenaria ime profesionale në këtë funksion. Që prej 2001, kur jam marrë me zgjedhjet e deri më sot, është kulmi i arritjes sime profesionale në çështjen e zgjedhjeve. Ky proces u realizua shumë mirë. Jo perfekt, por u realizua shumë mirë. Edhe nëse vota e diasporës do kishte rezultat tjetër, kam të njëjtin gjykim dhe mendim për votimin nga jashtë. Ishte një sukses, thuajse nga çdo pikëpamje, duke përllogatirur edhe ato problematika. Ka një fakt, që tregon sesi është bërë ky proces. Kemi vetëm 196 zgjedhës që kanë paraqitur pretendime nga ky proces. Nga 202 mijë zgjedhjes, vetëm 196 prej tyre. Çdo gjë është relative. Nëse, në 220 mijë vota, të janë kthyer 96 përqind dhe nga këto, kemi vetëm 200 me pretendime. Votim online mund të ishte bërë dhe kam qenë mbështetës, por partitë politike pranuan të ishte me postë.”, theksoi ai
- Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe - 01/07/2025
- “Kush fal ujkun, sakrifikon delet”, Bukele kërcënon Francën: Do t’ju dërgojmë kriminelët tanë më famëkeq! - 01/07/2025
- Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon! Ndërron avokat - 01/07/2025