Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se, pas rezolutave të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kuvendin e Kosovës ditët e fundit, angazhimi për një proces të drejtë gjyqësor po merr jehonë ndërkombëtare.
Sipas njoftimit në Facebook, me iniciativë të veprimtarit Sali Bislimi dhe në vazhdën e komunikimeve ndërkombëtare të organizatës, një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë është adresuar sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, së bashku me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
OVL-UÇK ka shkruar se dorëzimi i këtij dokumenti përfaqëson një hap simbolik në drejtim të respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe parimit të një procesi të paanshëm.
“OVL UÇK do të vazhdojë angazhimin e saj në çdo nivel, kombëtar dhe ndërkombëtar, për mbrojtjen e vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe për drejtësi të barabartë”, thuhet në postim./Klan Kosova
- “Kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin”/ Takimi i ministrit Hoxha me homologun izraelit, Sa’ar: Rama, një nga liderët më të jashtëzakonshëm në botë - 12/10/2026
- CBS zgjeron më tej skandalin LaCivita: Vajza e shefes së kabinetit të Trump, drejton dhe kompaninë e lobimit të paguar nga Dodik! - 12/10/2026
- Raporti i BBC: Si u zhdukën nga bilancet e Abramoviçit jahtet, vilat dhe avionët privatë me vlerë 672 milionë dollarë! Dyshime për… - 12/10/2026