11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

VLORA PATJETËR, POR AS VETËM…

Nga Alfred Duka

Nuk e di nëse mund të ketë në planet ndonjë regjion të vogël me aq pasuri natyrore, siç i ka Vlora, si: Portën e Otrantos, Gjirin e Vlorës, Lumin e Vlorës, Serën e Selenicës, Kriporen e Vlorës, Ullishtat e Vlorës, Malet e Labërisë, Bregun e Himarës, Fshatrat e Bregut me Gjiret e Plazhet unike, Qafën e Llogorasë, Ujin e Ftohtë, Kalanë e Kaninës, Pashalimanin, Kusbabanë, Vreshtat, Fushat pjellore, ku që të gjitha kanë unicitetin e tyre natyror. Nëse do ti analizonim një për një, do të zgjateshim aq shumë, sa do të merrnim kohë të shumtë. Ndërkohë që kemi në ndërtim shumë komplekse turistike qindramilionëshe, por edhe Aeroportin i Vlorës, Tunelin e Llogorasë, fushat fotovoltaike përreth Kripores dhe së fundi brendin elitar global të zotit Kushner me investimin njëmiliardësh në Ishullin e Sazanit dhe Lagunën e Zvërrnecit, që e sjell atë rajon në pozita të paimagjinueshme si atraksion turistik.
Ajo që besohet të thuhet, pas lajmit të fundit, është se asgjë nuk ka ndodhur brenda natës, por që “ustallarët” kanë vite që projektojnë e punojnë për Lajmin e Fundit. Personalisht, besoj se çdo shqiptar ndjehet mirë, pavarësisht se nuk do të doja që gjithë këto ti tërhiqnin të majtët, por kahu që natyrisht do të duhej ti kryente. Por kjo është sjellje emocionale, pa asnjë rëndësi, edhe për faktin se nuk ka “me sikurse”, kur flitet për gjëra që tashmë kanë ndodhur, apo janë në proces. Sidoqoftë, ndoshta do të duhej që qeveria të ndiqte një vizion më të balancuar të investimeve, apo tërheqjes së tyre edhe në veri, e të mos vetëmjaftohej me ca zhgarravina rrugësh që “kanë mbetur rrugëve”, si alterego e atyre që po ndodhin në jug. Ndoshta rikthimi i Bunës në lumë të lundrushëm, mund të mos ishte një fantazi e shfrenuar, pasi për dhjetëra shekuj ka shërbyer si i tillë.
Çdo shqiptar ndjehet mirë, për këto projekte dhe realizime, ashtu siç do të dëshironte që edhe Bregmatja, Talja etj, tu vinte radha për Lajme të tilla, e jo të bllokohen medemek si “Zona të Mbrojtura”, por të liheshin të lira për tu investuar, pasi janë shumë investitorë të gatshëm për të bërë mrekullira në këto zona aq atraktive turistike, pasi aty është deti, bregu, trualli, uji dhe infrastruktura krejt të gatshme. Në pritje…të Fermanit Zhbllokues.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x