16.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Vizita e Ramës në Greqi – Andi Bushati: Një provokim, jo akt heroik. Sejamini: Po bën demonstrim force

Kryeministri Edi Rama do të jetë me 12 maj në Athinë për një takim të lajmëruar me emigrantët që jetojnë dhe punojnë atje.

Analistët Andi Bushati dhe Neritan Sejamini komentuan këtë zhvillim politik në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Andi Bushati: Padyshim është një provokim. Edhe për kohën kur bëhet edhe ditën fiks që është një vit pas burgosjes së Belerit. Por, a ka të drejtë lideri i një vendi të jetë provokues në një vend tjetër? Padyshim. Anomalia nuk është me Ramën, anomalia është me gjithë llapaqentë e Ramës, që po e paraqesin si akt heroik, por kur erdhi Albin Kurti këtu dhe u takua me studentë, e quanin herezi.

Bota është e hapur, jemi qytetarë të lirë, secili mund të shkojë ku të dojë edhe me të drejtën për të provokuar. Një nga gjërat që kam lavdëruar Ramën, kishte njerëz që thanë mos lejo kryeministrin grek të mbajë takim në Himarë. Është normale, të vijë të mbajë fjalimin.

Neritan Sejamini: Shqiptarët në vende si Italia dhe Greqia po bëhen nënshtetas atje. Në krye të një dekade ne do të kemi 600-700 mijë shqiptarë me të drejtë vote në Greqi. Si faktor elektoral është shumë i rëndësishën dhe do të kenë një peshë në politikën e brendshme. Do të ndikojë në politikat e brendshme, por edhe në marrëdhëniet mes vendeve.

Rama po bën demonstrim force, që shqiptarët janë këtu dhe unë kam ndikim mbi ta.A do të munden ata të organizohen? Unë shpresoj që të ndodhë. A do të munden ta përdorin edhe kundër qeverisë shqiptare? Ta shohim.

Ne kemi diasporën shqiptare që ka probleme të vazhdimësisë atje për shkollën dhe gjuhën shqipe dhe t’i kërkojnë Ramës t’i ndihmojë. Uroj që Rama të flasë për këto gjëra. Ne rrezikojmë të humbasim gjuhën dhe kulturën tonë atje dhe duhet të flasim për këto gjëra atje. Nëse bëhen 700 mijë votues në 10 vitet e ardhshme,  duhet t’i bëjnë presion edhe qeverisë greke për të drejtat e tyre.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x