Protesta para Kryeministrisë ka vijuar edhe sot në ditën e 17-ë të saj. Ndonëse pasditen e sotme protestuesit u mblodhën pak më vonë se ditët e tjera për shkak të temperaturave të larta, pjesëmarrja duket më e ulët.
Nga pamjet e kapura me dron, mbrëmjen e së martës shihet një pjesëmarrje më të ulët nga sa ishte paralajmëruar nga organizatorët.
Në video duken grupe protestuesish të shpërndara përgjatë bulevardit dhe në zonën përballë Kryeministrisë.
Pavarësisht thirrjeve për mobilizim masiv, tubimi i sotëm duket se ka nisur me ritme të ngadalta dhe pa fluksin e pritur të qytetarëve.
Vëzhgimi i pamjeve nga lart tregon se turma është e fragmentuar dhe larg skenarëve të protestave masive që organizatorët kanë paralajmëruar prej ditësh.