Një apartament u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë. Raportohet se zjarri ka rënë në katin e 6 të një pallati në afërsi të Presidencës.
Nga tymi të paktën dy gra pësuan gjendje asfiksie dhe u dërguan me ambulancë drejt spitalit, për ndihmë mjekësore. Flakët u vunë nën kontroll nga shërbimet e zjarrfikësve, megjithatë gazetari Rama thotë se zjarri ka shkaktuar panik tek personat që ndodheshin në pallat.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike nga një kondicioner. Megjithatë autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025