Ky është momenti kur Abir Al-Sahlani, një anëtare suedeze e Parlamentit Evropian, preu flokët gjatë një fjalimi në Strasburg për të treguar solidaritet me protestuesit në Iran.
“Ne popujt dhe qytetarët e BE-së kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj grave dhe burrave në Iran. Derisa Irani të jetë i lirë, zemërimi ynë do të jetë më i madh se shtypësit. Derisa gratë e Iranit të lirohen, ne do të qëndrojmë me ju. Jin, Jiyan, Azadî. Gratë, jetë, liri!”– tha Abir Al-Sahlani
Në fjalimin e saj ajo kritikoi deputetët e tjerë dhe tha se ata kanë bërë shumë pak përkundër guximit që kanë treguar gratë e Iranit gjatë protestave të përhapura të javëve të fundit.
Protestat kanë tronditur Iranin që kur e reja 22-vjeçare Mahsa Amini vdiq më 16 shtator pas arrestimit të saj nga policia e moralit në Teheran, me arsyetimin se nuk respektoi kodin e rreptë të veshjes së Republikës Islamike për gratë.
Vajzat e shkollave të mesme janë bërë të fundit që iu bashkuan protestave antiqeveritare në numër të madh.
Të hënën edhe studentët protestuan . “Universiteti Sharif është bërë burgbërtisnin ata teksa forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe shumë u arrestuan.
Mbi 50 persona besohet se janë vrarë deri më tani në këto protesta dhe duke arrestuar mbi 1500 të tjerë. Por iranianët kanë vazhduar të dalin në rrugë masivisht.