Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi Ramën për qeveri teknike, përsa kohë nuk arrin të mbledhë dot as 1 mijë mbështetës në shesh.
Ermal Peçi: Berisha i kërkoi qeveri teknike Edi Ramës. A mund ta arrijë këtë?
Spartak Ngjela: Berisha ndaj e bëri protestën, për të bërë një provë. Nëse do të kishte 120 mijë njerëz patjetër mund të arrihej kjo kërkesë për qeveri teknike. sepse 100 mijë njerëz në shesh janë 1 milionë vota. Problemi që e djathta është në krizë, dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së lidershipit që vetëm ka humbur vitet e fundit.
Çdo humbje kërkon reformë ose ide të reja. PD po përsërit humbjet e saj. Dhe ka rrezik që nga drama, të shkojë në tragjedi.
- Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi - 05/02/2026
- EKSKLUZIVE / Sondazhi: 90% e shqiptarëve i duan pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç janë ose më të ulëta - 05/02/2026
- “Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet - 05/02/2026