11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

VIDEO / Rakipi përplaset me të ftuarën: Gazetaria, shkollë që e mbarojnë gratë e divorcuara të diplomatëve

Ylli Rakipi ka debatuar me gazetaren Ola Xama në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Rakipi u shpreh se njerëzit më të kamur të këtij vendi janë ata që drejtojnë dhe median dhe bëjnë me të cfarë duan kur nuk u duhet, teksa iu drejtuar Xamës duke u shprehur se për këtë do pyes kolegët dhe jo atë, pasi nuk ka eksperiencë. Kjo deklaratë e Rakipit solli më pas përplasjen mes tyre.

Pjesë nga debati:

Ylli Rakipi: Ti nuk e ke eksperiencën… Po se ty të kanë goditur. Sapo flet ti, të bien në lule të ballit. Të kanë rënë në lule të ballit.

Ola Xama: Nuk e di për Bushatin, por unë jam e vetmja që kam mbaruar gazetari këtu nga të gjithë, por në rregull!

Ylli Rakipi: E di ti si ke mbaruar gazetari? Pyeta njëherë dekanin e shkollës së gazetarisë në Aarhus të Danimarkës, i thashë: Dekan, më fal, po kush vjen në këtë shkollë?

Po gratë e divorcuara të diplomatëve – tha – dhe vinin një kategori që s’kishin ku të venin. Nuk të bën shkolla e gazetarisë. Fare! Madje, gazetaria nuk është profesion, po do i hyjmë njëherë tjetër kësaj bisede dhe del me këpucë të kuqe. Nuk është fare profesion.

Ylli Rakipi: Po ti s’njeh pronarët e medias, se ke rënë tek ky, po prit mo…

Ola Xama: Po unë kam qenë gazetare e ekonomisë, tek mediat më të rëndësishme…

Ylli Rakipi: E ku ke folur?

Ola Xama: Kam qenë gazetarja që më merrte direkt pronari, do e bësh kështu apo ashtu!

Ylli Rakipi: Po pra, të urdhëronte pronari, këtë thuaj! Pse nuk thua që më udhëronte pronari?

Ola Xama: Jo. Nuk më urdhëronte dot pronari mua, prandaj nuk jam më atje ku kam qenë!

Ylli Rakipi: Po pra, po mund të thotë edhe ky nesër, po ta shtrëngojnë edhe këtë, se ky sistem është!

Ola Xama: Edhe këtij, jo i kam thënë!

Ylli Rakipi: Po nuk është për t’u diskutuar kështu tani, të kanë hipur… të ka hipur ideja që bota vërtitet rreth teje. (të ftuarit e tjerë qeshin)

Unë ndaj vij këtu që të bëj copë ty! S unë s’kam asnjë punë tjetër, asnjë punë tjetër, vij këtu të të bëj keq ty!

Ola Xama: Gjithashtu, gjithashtu!

Ylli Rakipi: Po çfarë flet tani? Je duke folur për së prapthi komplet. Unë po të pyes dhe po të them një gjë shumë të thjeshtë e të vërtetë.

Ola Xama: Unë po zgjedh të mos përgjigjem më…

Ylli Rakipi: Po nuk ke se çfarë të përgjigjesh, se ti më thua mua media është biznes dhe pikë! Nuk është kështu. Është pushtet dhe ti nuk e di këtë dhe e di shumë keq!

Ola?

Ola Xama: Jo unë kam mbaruar shkollën e grave të diplomatëve dhe nuk kam mendim për këtë

Ylli Rakipi: Jo nuk e thash për ty, e thash

Ola Xama: Jo s’ka gjë, sinqerisht nuk kam mendim te kjo pyetja

Rakipi: Zotëria (Për Artan Hoxhën) Nuk ka mbaruar gazetari, që të dijë të sillet si gazetar mirë…

Andi Bushati: Asnjëri nga ne nuk ka mbaruar, po prandaj ka degraduar gazetaria në këtë derexhe. (qesh)

Ylli Rakipi: Ola nuk do të jetë faleminderit shumë.

Ola Xama: Natën e mirë.

Ylli Rakipi: Publicitet dhe do të rikthehemi!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x