Kryetarit të Nismës Socialdemokrate, nuk i kanë pëlqyer fjalimet e krerëve të shtetit të Kosovës, në Kuvendin e Shqipërisë, me rastin e shënimit të festës së 28 Nëntorit.
Limaj, u shpreh se është e pakuptueshme të flasësh për Ismail Qemalin dhe jo për krerët e UÇK-së të cilët kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Nuk ishin në gjendje një fjalë ta thotë për çliruesit e Kosovës dhe arkitektët e shtetit, dhe ata folnin për Ismail Qemalin”, ka thënë Limaj.
Limaj i quajti hipokritë, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilët sipas tij më shumë i nderojnë të vdekurit se sa të gjallët, duke aluduar kështu për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.
“Është hipokrizi të flasësh për Ismail Qemalin e ata sepse ata kanë vdekur tash, kjo tregon se më shumë i duan të vdekurit sesa të gjallët”, u shpreh Limaj.
Këto komente Limaj i bëri në” në emisionin “Magazina” të Radio Dukagjinit.
@kastriot_telaku_nisma04 “Hipokrizi dhe turp, ta nderosh Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin e mos të nderosh Jakup Krasniqin dhe Hashim Thaçin!” Shpërndajeni! #nismasocialdemokrate #fatmirlimaj ♬ original sound – 𝗞𝗮𝘀𝘁𝗿𝗶𝗼𝘁 𝗡𝗶𝘀𝗺𝗮✅
- Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet - 12/03/2026
- Mbahet edicioni i FemFest 2026 - 09/03/2026
- Banditë me kryq - 06/03/2026