8.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

VIDEO/Katër gola në Prishtinë, Kosova barazon kundër Armenisë

Miqësorja mes Kosovës dhe Armenisë është mbyllur 2-2. Në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Dardanët ia dolën që të barazojnë vetëm në minutën e 90+2 të ndeshjes. Me djem të rinj dhe ata që nuk kanë pasur shumë minuta në fushë, trajneri Giresse i ka dhënë mundësi emrave që pritet të jenë e ardhmja e Kosovës.

Ndeshja u hap në minutën e 24 nga Shaghoyan për miqtë, teksa Lirim Kastrati nga 11 metra barazoi për Kosovës në minutën e 67. Kur pritej reagimi i Kosovës, Hovhannisyan në minutën e 82 shënoi për 1-2. Goli i barazimit për Kosovën u shënua në minutën e tretë shtesë nga Rrudhani. Pas tre ditësh Armenia do luajë në “Air Albania” kundër Shqipërisë.

https://zebra.cdnja.co/v/b3/B3Aml.mp4?token=tXn10QtLQDOn9Nj7WDDOHg&expires=1668632818

https://zebra.cdnja.co/v/5q/5qQPz.mp4?token=MrPXL3o8guja77J4ZKPXvg&expires=1668632818

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x