5.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

VIDEO EKSKLUZIVE/ I moshuari vjedh portofolin në pikën e këmbimit valutor

Një i moshuar ka vjedhur një portofol ditën e sotme në Tiranë në një pikë të këmbimit valutor në Pazarin e Ri rreth orës 09:30.

Në pamjet e mëposhtme shihet qartë sesi personi ndodhet pranë sportelit për të kryer veprime dhe vëren një portofol mbi banak. Në çastin që kambisti bën numërimin e parave, ky person përfiton nga mungesa e vëmendjes së kambistit dhe merr portofolin duke e futur në xhep dhe më pas largohet me hap të shpejtë nga këmbimi valutor.

Ajo që bie në sy është mosha madhore e grabitësit si dhe qetësia me të cilën kryen grabitjen.

Personit të shfaqur në pamje i është bërë kallëzim pranë Komisariatit nr. 1 në Tiranë me qëllim evidentimin e tij.

Ftohen qytetarët që mund ta njohin personin në video të njoftojnë shërbimin policor për identitetin e tij.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x