25.8 C
Tirana
30 / 07 / 2026

VIDEO/ Duke përqafuar nënën, Saimir Tahiri merr pjesë në varrimin e babait

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i dënuar me 3.4 vite burgim, ka marrë një leje 48 orëshe për të qenë pjesëmarrës në varrimin e babait të tij, Bashkim Tahiri. Ky i fundit ndërroi jetë një ditë më parë. Ditën e sotme Tahiri ka “dalë” nga qelia dhe është shfaqur në krah të të afërmëve.

Vendimi për miratimin e lejes është marrë dje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe prokurori i çështjes. Gjatë kësaj periudhe, Tahiri do qëndrojë nën shoqërinë e efektivëve të policisë së burgjeve.

Babai i Saimir Tahirit ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 72-vjeçare. Përmes një letër prekëse nga burgu, ish-ministri bëri publik lajmin duke thënë:

“O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart!

Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë. Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne. Sa here bëhesha gati po nuk ta thosha dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më: Të dua shume Ba!

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim. Përgjithmonë!”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x