2.5 C
Tirana
14 / 12 / 2025

“Vendosëm që të dëmshpërblejmë ish të dënuarit politikë nga komunizmi”/ Manja bën me dije vendimin e qeverisë

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se një nga aktet e miratuara është dëmshpërblimi për 54 subjekte të cilët i përkasin shtresës së ish të përndjekurve politikë.

Ai tha se qeveria do të vijojë të mbështesë ish të përndjekurit politikë edhe me vendime të tjera, sapo të shqyrtojë dosjet e mbetura.

Vendosëm për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga sistemi komunist, kjo për 54 subjekte. Subjektet e vendimit tonë janë jo vetëm për ata që e kanë vuajtur vetë, por dhe familjarët e tyre. Masa e dëmshpërblimit do të paguhet në këste. Kjo masë as nuk i zhbën e as nuk i kthen vuajtjet, por është masë e domosdoshme në aspektin ligjor dhe moral, pasi tregon mbështetjen e qeverisë për këtë kategori të shumëvuajtur. Është vendimi i 29-të që kemi kaluar gjatë qeverisjes tonë, do të ketë edhe vendime të tjera”, tha Manja.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x