22.5 C
Tirana
31 / 10 / 2025

Vendimi i Apelit për vulën e PD/ Meta: Rama është në panik, në zgjedhjet e 14 majit kandidatët e Primares do jenë fitues

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Korça ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulë e PD, ishte i pritshëm, duke shtuar se në këtë verdikt ka ndikuar Edi Rama.

Meta tha se në 14 maj kandidatët e dalë nga Primaret do të dalin fitues, ndërsa shtoi se “atentatit të pluralizmit” nga Edi Rama, do t‘i përgjigjen në mënyrë adekuate.

“Cilido të jetë vendimi i Edi Ramës, atij do t’i kthehet në bumerang. Kur e kam thënë kam pasur parasysh kontrollin e tij ndaj sistemit të drejtësisë dhe se unë personalisht nuk kam pasur pritshmëri në një vendim objektiv në këtë çështje. Sepse u zgjidh që prej një viti dhe me urdhër të Ramës nuk u protokollua vendimi i gjyqtarit.

Do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate këtij atentati ndaj pluralizmit demokratik. Kur aventurieri Rama mendon se mund të luaj në këtë mënyrë me cilën e PD, imagjinoni se çfarë bën ai me vulat e institucioneve. Opozita është dy e tre herë më e angazhuar se më parë për të organizuar një fitore të plotë më 14 maj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x