Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ndersa arrest shtepie per ortakun Fatmir Bektashi.
Vendimi është dhënë në seancën gjyqësore të mbajtur ditën e sotme, në një seancë e cila nisi në mesditë, por më pas vendimi u shty për shkak të kërkesës së mbrojtjes që të njihej me dosjen.
SPAK e akuzon për korrupsion dhe pastrim parash, mirëpo vetë Malltezi ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Nga ana tjetër, sipas avokatëve mbrojtës në veprimet e Malltezit nuk ka vepër penale.
Megjithatë, përtej pretendimeve të të akuzuarve, GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Jamarbër Malltezin dhe “detyrim paraqitje” për ortakun e tij, ndërtuesin Fatmir Bektashi.
Ditën e nesërme, pritet të dalë para trupës gjykuese ish-kryeministri Sali Berisha. Aktualisht Sali Berisha është nën masën detyrim paraqitje dhe nuk mund të largohet nga vendi në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Sipas SPAK, ish-kryeministri me veprime konkrete ka ndikuar në miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të cilat u përshtatën me kërkesat e 5 pronarëve, mes të cilëve përfitues ishte dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026