WhatsApp është një ndër aplikacionet më popullore në botë, e së shpejti ky aplikacion do të ndalojë së funksionuari në disa telefona.
Vitin e kaluar, kompania “goditi” përdoruesit Android, sistemi operativ i të cilëve ishte më i vjetër se Android 4.1, por tashmë duke nisur nga tetori do të preken edhe pronarët e iPhone.
Ata që përdorin iOS 10 dhe 11, duke filluar nga 24 Tetori, në këto telefona nuk do të funksionojë më aplikacioni. Përdoruesit e këtyre versioneve të sistemit operativ iOS do të duhet të kalojnë në iOS 12, si dhe pronarët e iPhone 5S, iPhone 6 dhe iPhone 6S.
Megjithatë, modelet e iPhone 5 dhe iPhone 5C nuk janë të pajtueshme me iOS 12, që do të thotë se pas 24 tetorit, pronarët nuk do të mund të përdorin më aplikacionin popullor. Lajmi erdhi pak para prezantimit të iPhone-ve të rinj.
- NË DITËLINDJEN E AKTORIT/ Naim Frashëri, skulptori i shpirtit skenik, zëri që bëri personazhet të marrin frymë - 15/08/2026
- Nga çizmet e zeza te kostumet pastel, gardëroba e kryeministres italiane evoluon bashkë me politikën e saj - 15/08/2026
- Rriten spekulimet për gjendjen shëndetësore të presidentit më jetëgjatë në botë, Paul Biya të Kamerunit - 15/08/2026