I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, analisti Martin Leka deklaroi se kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen që në nisje të skandalit të njohur si dosja “5D”, kur pesë drejtorë të bashkisë u larguan nga detyra.
Sipas Lekës, situata politike ka hyrë në një fazë të re, ku Këshilli Bashkiak mund të ndërmarrë hapa për shkarkimin e Veliajt, por ai parashikon se dorëheqja e tij është zgjidhja më e qëndrueshme për Partinë Socialiste. Analisti shkoi më tej, duke vënë bast se Ogerta Manastirliu do të arrijë të marrë më shumë vota se sa ka marrë ndonjëherë Bashkia e Tiranës në këto zgjedhje dhe në zgjedhjet e ardhshme.
“E kam thënë që në fillim, që në dosjen “5D” që Veliaj duhet të jepte dorëheqjen, pasi pesë drejtorë dhanë dorëheqjen. Do të kishim rrjedhë ngjarjesh të tjera. Unë mendoj se Veliaj ka një rrugë të shkurtër. Jemi në një realitet krejt tjetër, ku ka dy mënyrë, Këshilli Bashkiak do të lajmërojë shkarkimin e Velijat, mund që kjo mbledhje të mos bëhet deri të martën sepse Veliaj mund të japë vetë dorëheqjen. Kjo do të jetë zgjidhja më e qëndrueshme, dhe më e mirë për vetë partinë. Po vë bast, Ogerta Manastirliu në të gjitha zgjedhjet e ardhshme do të marrë më shumë vota se sa ka marrë Bashkia e Tiranës”, tha Leka.
- Festimet në rrugët e Tiranës pas fitorës së Shqipërisë në Serbi (VIDEO) - 12/10/2025
- Ekipi shqiptar zbarkon në tokën serbe, qindra forca policia presin skuadrën kuqezi në Nish/ FOTO - 10/10/2025
- Prej kohësh në konflikt për pronat, çfarë deklaronte babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dy vite më parë, Gjon Shkambi: Jemi pronarë të… - 06/10/2025