Në Tiranë do të nisë zbatimi i projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”. Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj, gjatë prezantimit të Buxhetit 2024.
“Presidenti i Republikës na ka dhënë autorizimin për të marrë grantin nga KFW-ja dhe GIZ-i gjerman, për të kaluar në zbatimin e sistemit ekspres të autobusëve. Jo vetëm me autobusë të rinj, por edhe me korsi të dedikuara, ku nuk lejohen makinat. Shumë shpejt do të fillojmë zbatimin e projektit për 3 linjat: Unazën, Kombinat-Kinostudio dhe Tiranën e Re”, shtoi Veliaj.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Shqipëria s’ka pretendime ndaj territorit serb”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit për lumin Ibër: Serbia e humbi Kosovën, hartat janë më pak tolerante - 11/08/2026
- Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen - 11/08/2026
- “Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë - 11/08/2026