Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot i pranishëm në GJKKO, ku kërkoi t’i njihen kushtet për t’u njohur me aktet e dosjes që po hetohet.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se Veliaj ka kërkuar pajisje teknologjike ne burg, ose të lejohet çdo ditë të shkojë në gjykatë për të studiuar dosjen. Ndërsa kërkesa iu refuzua nga gjykata, Veliaj debatoi me prokurorin Ols Dado, pasi kërkon të mos jetë ‘në kafazin e xhamit’, pasi sipas tij, është trajtim degradues.
Veliajt iu pranua kërkesa për t’u njohur me aktet, ndërsa seanca u shty më 5 dhjetor, ora 9:00.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! - 23/09/2026
- Fjalimi i Trump në OKB, presidenti amerikan falënderon Shqipërinë dhe Kosovën për angazhimin në misionin e stabilizimit në Gaza - 23/09/2026
- “El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili - 23/09/2026