Ndërron jetë njeri me i vjetër në botë, sipas rekordeve botërore Guinnes.
Tomiko Itooka nga Japonia vdiq në moshën 116-vjeçare. Yoshitsugu Nagata, një zyrtar përgjegjës për politikat e të moshuarve, tha se Itooka vdiq më 29 dhjetor në një shtëpi kujdesi në Ashiya, prefektura Hyogo në Japoninë qendrore.
Itooka, lindi më 23 maj 1908. Ajo u bë personi më i vjetër vitin e kaluar pas vdekjes së 117-vjeçares Maria Branyas , sipas Grupit të Kërkimeve Gerontologjike (GRG).
Kur asaj iu tha se ishte në krye të listës botërore të renditjes superqindvjeçare, ajo thjesht u përgjigj duke thënë: “Faleminderit”.
E lindur në Osaka, Itooka ishte një volejbolliste në shkollë të mesme dhe prej kohësh kishte një reputacion për një shpirt të shkëlqyeshëm, tha Nagata. Ajo u ngjit dy herë në malin Ontake 3,067 metra.
- Video/ Gola të anuluar dhe polemika për penallti, “El Clasico” i parë i sezonit i shkon Realit. Mbappe e Bellingham ‘gjunjëzojnë’ Barçën - 26/10/2025
- Nuk ka qeveri “Kurti 3”, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, ja si u ndanë votat në Kuvend - 26/10/2025
- Video/ Gol dhe festë si Ronaldo, Jasir Asani vijon me superformën e tij në Iran - 26/10/2025