Ndërron jetë njeri me i vjetër në botë, sipas rekordeve botërore Guinnes.
Tomiko Itooka nga Japonia vdiq në moshën 116-vjeçare. Yoshitsugu Nagata, një zyrtar përgjegjës për politikat e të moshuarve, tha se Itooka vdiq më 29 dhjetor në një shtëpi kujdesi në Ashiya, prefektura Hyogo në Japoninë qendrore.
Itooka, lindi më 23 maj 1908. Ajo u bë personi më i vjetër vitin e kaluar pas vdekjes së 117-vjeçares Maria Branyas , sipas Grupit të Kërkimeve Gerontologjike (GRG).
Kur asaj iu tha se ishte në krye të listës botërore të renditjes superqindvjeçare, ajo thjesht u përgjigj duke thënë: “Faleminderit”.
E lindur në Osaka, Itooka ishte një volejbolliste në shkollë të mesme dhe prej kohësh kishte një reputacion për një shpirt të shkëlqyeshëm, tha Nagata. Ajo u ngjit dy herë në malin Ontake 3,067 metra.
- Sula flet si Kryeinspektor: Detyrën nuk e quaj privilegj, por përgjegjësi të madhe - 09/02/2026
- Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj - 09/02/2026
- Nuk ka më dyshime! Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian në një lidhje, shfaqen bashkë në Super Bowl - 09/02/2026