23.5 C
Tirana
13 / 07 / 2024

Vajza e Petro Markos merr nga Rama certifikatën e banesës së trashëguar: Më keni kthyer dinjitetin e familjes

Në mesin e banorëve të Himarës që morën sot certifikatën e shtëpisë së trashëguar, ishte edhe vajza e shkrimtarit të mirënjohur Petro Mako.

Ajo u shpreh se i ati nuk do të futet më në atë shtëpi, por kujtimet e tij ajo tha se do të ruaj duke e kthyer dhomën në një muze.

“Është hera e parë që takohemi, ju faleminderit. Më keni kthyer shumë dinjitetin e familjes së Petro Markos, jo vetëm me këto, por me çfarë keni bërë. U jam mirënjohëse.

Babai im Petro Marko nuk do të hyjë në shtëpinë e tij, por kujtimi i tij, shpirti i tij dhe jeta e tij do të jenë gjithmonë aty.

Unë do mundohem që atë dhomë, ta kthej në një muze që të jetë gjithmonë prezent”, u shpreh ajo.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x