17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Uragani Ian shkatërron Floridën duke lënë mbi 2 milionë njerëz pa energji elektrike/ Shumë të bllokuar në shtëpi dhe përmbytje të përhapura katastrofike.

Paralajmërimet ende qëndrojnë për përmbytjet e shpejta dhe tornadot ndërsa pastrimi pritet të kushtojë miliarda

Uragani Ian po “shkatërron” rrugën e tij nëpër Florida, duke lënë pas një gjurmë të tmerrshme. Shumë njerëz mbeten të bllokuar në shtëpitë e tyre të përmbytura dhe dy milionë të tjerë janë pa energji.

Qytetarë e Floridës, të pafuqishëm thërritën në mënyrë të dëshpëruar të afërmit e tyre dhe policinë, duke u lutur që të shpëtoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa shikonin ujin duke vërshuar të depërtonte nëpër dyert e shtëpive të tyre dhe të fillonte të ngrihej rrezikshëm gjithnjë e më lart në nivel.

Rrugët u shndërruan në lumenj, me stuhinë që përmbyti dhomën e urgjencës së nivelit më të ulët të Spitalit HCA Florida Fawcett në Port Charlotte, ndërsa erërat e forta shkatërruan një pjesë të çatisë së katit të katërt të njësisë së kujdesit intensiv.

Uji vërshonte nga lart në njësinë e kujdesit intensiv, duke detyruar stafin të evakuonte pacientët më të sëmurë të spitalit – disa prej tyre në ventilim – në kate të tjera, tha Dr Birgit Bodine, e cila ka qëndruar për një kohë të gjatë në spital për të ndihmuar pacientët.

Uragani i frikshëm shpërtheu në breg me forcë katastrofike të mërkurën pasdite si një stuhi e kategorisë 4, me erëra të qëndrueshme prej 150 milje/sekondë dhe duke bllokuar shtëpitë me një mur prej 18 metrash uji në disa zona. Kostoja e pastrimit duket se do të kushtojë miliarda.

Uragani Ian, një nga më të fortët që ka goditur ndonjëherë SHBA-në, u zvogëlua ndjeshëm në fuqi pas rënies së natës dhe u reduktua në një stuhi të kategorisë 1 me erëra të qëndrueshme prej 90 milje/orë. Stuhia po lëviz drejt Atlantikut me 10 milje/orë dhe pritet të dalë mbi oqean më vonë gjatë ditës së sotme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x