2 qytetarë kanë humbur jetën dhe 147 të tjerë janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Si pasojë e COVID-19 humbën jetën një 59-vjeçar nga Vlora dhe një 93-vjeçar nga Tirana.
Nga 442 testimeve të kryera janë regjistruar 147 qytetarë të infektuar duke rënë ndjeshëm numri i të prekurve nga COVID-19 krahasuar me një ditë më parë ku u shënuan 549 të infektuar.
Rastet e reja janë identifikuar konkretisht: 61 në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Lushnje, 10 në Durrës, 8 në Berat, nga 6 qytetarë në Vorë, Divjakë, Gramsh, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Tropojë, Devoll, nga 1 qytetar në Lezhë, Vlorë, Selenicë, Kolonjë, Dimal.
Në të gjithë vendin janë gjithsej 3.640 qytetarë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 23 pacientë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 441 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,693 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (4 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 147
Të shëruar në 24 orë 441
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 442
Testime totale 1,854,603
Raste pozitive 282,837
Raste të shëruara 275,693
Raste Aktive 3,640
Humbje jete 3,504
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,399
Fier 323
Durrës 192
Vlorë 178
Shkodër 107
Lezhë 101
Berat 92
Gjirokastër 91
Elbasan 83
Korçë 42
Dibër 24
Kukës 8
- Balla publikon pamjet nga plazhi i Divjakës: Pastrimi i vijës bregdetare me makineri të teknologjisë së fundit - 11/07/2022
- Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çek, Manastirliu publikon pamje - 11/07/2022
- Publikon fotot e shkollës, deputeti Korreshi ironizon Ministren Kushi: Vetëm për fushatë e përdorin - 11/07/2022