Specialistë të kibernetikës ukrainase, pjesë e Inteligjencës së Kievit, kanë kryer një sulm ndaj disa televizioneve ruse duke arritur të hakojnë serverat.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Inteligjenca ukrainase duke thënë se specialistë kibernetikë nga GUR sulmuan serverët e kanaleve televizive ruse, duke shfaqur aty të vërtetat e luftës, siç pretendojnë ata.
Videot janë shfaqur në “Pervouralsk TV, Eurasia 360, Eurasia, Channel One” dhe të tjerë, të cilat janë në pronësi të oligarkut rus Andrey Komarov.
Ky sulm është realizuar edhe më herët nga hakerat ukrainas ndaj televizioneve ruse, duke u kthyer në një problem të vazhdueshëm për ata. Me anë të këtyre sulmeve, Ukraina përpiqet të paraqes të vërtetat e luftës me Rusinë dhe të ndalë propagandën e vazhdueshme të Vladimir Putinit.
- “O Ramë ku je, dil nga bodrumi”, kryeministri i përgjigjet Bashës: O Lul na thave sytë, stres zero, gjumi top, je i pavdekshëm - 17/03/2025
- “Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur, për çfarë më duhet kjo jetë?! - 17/03/2025
- Tragjedia me 59 viktima, jep dorëheqjen kreu i komunës së Koçanit: Ata ishin fëmijët tanë, tronditja do të zgjasë gjithë jetën time - 17/03/2025