Ukraina ka bërë sot një hap tjetër drejt anëtarësimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Kievi ratifikoi Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke hapur mundësinë e ardhshme për më shumë ndjekje penale të zyrtarëve rusë për krime lufte.
Parlamenti i Ukrainës votoi të mërkurën për të ratifikuar statutin e ICC. Anëtarësimi në ICC është një kërkesë për t’u bashkuar me BE-në, gjë që Ukraina shpreson ta bëjë.
Ukraina u pranua zyrtarisht si kandidate në qershor 2022.
Dokumenti u nënshkrua fillimisht mbi dy dekada më parë nga qeveria ukrainase, në vitin 2000, por Gjykata Kushtetuese e bllokoi ratifikimin, duke thënë se ishte jokushtetuese të lejohej GJNP të vendoste mbi veprimet e Ukrainës.
Shumë ukrainas kishin frikë se ratifikimi i tij mund t’i lejonte ICC-së të ndiqte penalisht qytetarët ukrainas që kishin marrë pjesë në konflikt në territorin e tyre.
Për të menaxhuar shqetësime të tilla, legjislacioni përmban një klauzolë që thotë se Ukraina nuk do të njohë juridiksionin e ICC-së në rastet kur krimet mund të jenë kryer nga shtetas ukrainas.
Në vitin 2023, GJPN-ja lëshoi urdhra arresti për Vladimir Putin dhe komisioneren presidenciale të Rusisë për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova, mbi akuzat për krime lufte.
- Trump dhe Zelensky takim “kokë më kokë” në Bazilikën ‘Shën Pjetri’, publikohen fotot - 26/04/2025
- Lot dhe lutje për Papa Françeskun/ 130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë në Sheshin Shën Pjetri (FOTOT) - 26/04/2025
- Papa Françesku përcillet për në banesën e fundit, fjalimi prekës i kardinalit Giovanni Battista Re: Ai do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë - 26/04/2025