19.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

UEFA merr vendimin, në të gjitha ndeshjet 1 minutë heshtje për viktimat në Indonezi

UEFA ka lajmëruar se në ndeshjet e kësaj jave do të mbahet 1 minutë  heshtje për viktimat në stadiumin Kanjuruhan në Indonezi.

Të shtunën humbën jetën 125 persona  në një përleshje në një ndeshje të Premier League (Liga 1) në Indonezi midis Arema FC dhe Persebaya Surabaya.

“Të gjitha ndeshjet e kësaj jave të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës, Ligës së Konferencës dhe play-off-it të Kupës së Botës për femra do të mbajnë një minutë heshtje”, ka njoftuar shtëpia evropiane e futbollit. 

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka shprehur ngushëllimet e tij pas asaj që ai e quajti “një ditë e zezë për të gjithë të përfshirët në futboll”, duke e cilësuar incidentin tragjedi. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x