13.5 C
Tirana
26 / 03 / 2026

U rrah me kolegun, Policia e Shteti pezullont efektivin e “Shqiponjave”

Policia e Shtetit përmes një komunikate për mediat ka deklaruar se ka pezulluar punonjësin  =e forcave të Posaçme “Shqiponja”, për shkak të konflikti që ndodhi mes kolegëve.

“Në rrugën e Barrikadave, punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, shtetasi N. H., ka konstatuar në parakalim të gabuar dhe me xhamat e errësuar automjetin me drejtues shtetasin Y. D., të cilit i ka bërë shenjë ndalimi.

Drejtuesi i mjetit pasi ka ndaluar, është konfliktuar me punonjësin e Policisë, shtetasin N. H., të cilin e ka ofenduar e goditur për shkak të detyrës.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë. Po në lidhje me këtë ngjarje është duke kryer veprime AMP”, thotë policia e shtetit në komunikatën e saj.

Artikujt më të kërkuar

5
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x