12.5 C
Tirana
28 / 01 / 2026

U arrestua për spiunazh në uzinën e Gramshit/ Shtyhet seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Elbasanit për ekstradimin e 33-vjeçares ruse Svetlana Timofeeva, e arrestuar tre muaj më parë në vendin tonë nën akuzën e spiunazhit, pas sulmit në uzinën e Gramshit.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorit të çështjes, Mustafa Turku, i cili thuhet se ka probleme shëndetësore.

Timofeeva aktualisht është e paraburgosur nën masën e sigurimit “Arrest në burg”, e arrestuar për spiunazh në Shqipëri para tre muajsh, ndërsa Rusia ka kërkuar ekstradimin e saj drejt Moskës.

Nga aktet e përcjella nga autoritete ruse të drejtësisë rezulton se Timofeeva, është person i shpallur në kërkim në Rusi për veprën penale të “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, ndërsa kjo e fundit nuk e ka dhënë pëlqimin e saj për t’u ekstraduar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x