Evi Kokalari ka akuzuar sot liderin e PD Sali Berisha duke iu kthyer keq përmes një postimi në facebook, se për zgjedhjen e kreut të FRPD-së janë kryer manipulime.
“Turp të të vijë Sali Berisha”, shkruan Kokalari, një nga mbështetëse kryesore të Sali Berishës pasi mori selinë e PD-së, e cila duket shumë e zhgënjyer me drejtuesin e Rithemelimit të PD-së.
Kokalari shkruan se me ndihmën e Berishës, është vënë njeriu që donte kryesia dhe se ai ka legjitimuar tashmë gënjeshtrën, ashtu sikurse Basha.
“ Turp te te vij Sali Berisha! Ka një muaj qe na ka rene goja duke te thënë qe po bëhen manipulime. Kam tre muaj qe te thashë qe Këlliçi vodhi votat dhe përgjigja jote ishte “eh sé 11 vota janë”. Grigels Muçollari ma ka thënë copë qe këta të kryesisë donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmën tende ja dolen. Sot ti legjitimove gënjeshtrën. E paske merituar Lulzim Bashën i dashur zotëri!!!, thuhet në postimin në facebook të zonjës Kokalari.