Rreth 180 tifozë të Napolit u arrestuan në mbrëmjen e së hënës në qendër të Eindhoven ku do të luhet ndeshja mes PSV dhe kampionëve të Italisë në Ligën e Kampioneve.
Autoritetet e qytetit që ndodhet në jug të Holandës, bëjnë të ditur se personat e arrestuar shkaktuan trazira me sjelljen e tyre. Po kështu burime të medias holandeze theksojnë se policia ka ndaluar edhe 4 tifozë të PSV Eindhoven në zona të tjera të qytetit për të njëjtin motiv.
Grupi i tifozëve italianë u shoqërua ne stacionin e policisë të Mathildelaan me 3 autobusë. Sfida mes PSV Eindhoven ishte cilësuar si një ndeshje me rrezik të lartë për shkak të binjakëzimit të tifozëve holandezë me ata të Interit dhe Botev Plovdic, ndërsa tifozeria e Napolit është binjakëzuar me ara të Feyenoord dhe Lokomotiv Plovdiv.
- Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare - 10/04/2026
- “Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike - 10/04/2026
- Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët - 10/04/2026