Një avion luftarak është rrëzuar në Siçili disa minuta pasi u zhduk nga radarët e forcave ajrore italiane.
Siç raporton La Repubblica e Italisë, një avion luftarak Eurofighter u rrëzua pesë milje nga baza ajrore ndërsa filloi afrimin për t’u ulur në aeroportin Trapani.
Fillimisht informacionet e para bënë me dije se piloti u gjet i gjallë, megjithatë ai mbetet i zhdukur dhe në zonë po kryhen një kërkim i madh për gjetjen e tij.