12.5 C
Tirana
28 / 04 / 2026

Tragjedia në Greqi, homazhe në Korçë

Në nderim të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi në Larisa të Greqisë, qytetarë të Korçës, përfaqësues të Mitropolisë si dhe zyrtarë të Konsullatës së përgjithshme greke, mbrëmjen e djeshme kanë kryer homazhe dhe kanë ndezur qirinj në sheshin para Katedrales së qytetit. 

Më pas, të pranishmit i janë drejtuar Konsullatës së përgjithshme greke në Korçë, aty ku kanë vendosur buqeta me lule dhe kanë ndezur qirinj për jetët e humbura në këtë aksident. Konsulli i përgjithshëm grek në Korçë, pasi ka falenderuar qytetarët e Korçës, u shpreh se në raste të tilla, fjalët janë të tepërta.

“Mbajmë zi sot bashkë me popullin mik shqiptar dhe me homogjenistët grekë këtu në Shqipëri për ngarjen tragjike të bashkëkombasve tanë në aksidentin e ndodhur në Greqi. Dua të falenderoj dhe të bëj urimet më të mira për kryetarin e bashkisë së Korçës zotin Sotiraq Filo, për këtë inisiativë shumë të vlefshme. Në këtë dhimbje të madhe të kësaj dite fjalët janë të tepërta.” ka thënë Nikolaos Y Yotopoulos, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë.

Edhe për kryetarin e bashkisë Sotiraq Filo, ngjarja e Larisës është një ngjarje e rëndë edhe për 6 familjet shqiptare.

Të shumtë kanë qënë qytetarët korçarë që u janë bashkuar homazheve. Ata kanë shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Edhe paraditen e së dielës, një grup qytetarësh korçarë kanë ndezur qirinj dhe vendosur buqeta me lule në sheshin para Katedrales së qytetit. 

Ka qënë një thirrje nga Zëri i emigrantëve me qendër në Selanik që ka bërë bashkë qytetarë dhe emigrantë të cilët janë solidarizuar me dhimbjen e atyre që humbën familjarët dhe njerëzit e dashur në këtë aksident tragjik. 

330766233_943701539969456_5205184511979411984_n.jpg
330769970_529172759339680_762152043099461471_n.jpg
334610659_474246861461711_8861812009054354660_n.jpg
331521481_729402745497339_3006491656432892237_n.jpg
329701402_719159439668417_7835180982082088135_n.jpg
329895380_6298313940220231_2214036218993585237_n.jpg
331809158_1385532832182278_1857126320188750766_n.jpg
329086046_552843536929903_1617419016161337041_n.jpg
329855420_1401641780587806_165672055833558227_n.jpg
329773102_891483902059675_6244447290312445263_n.jpg
334562902_759799115494757_1915702862674337608_n.jpg
332886496_1201319337178622_2371024249873658510_n.jpg
330900988_1365631530949264_7147023180407067323_n.jpg
333537145_675590331005245_8942884429761675011_n.jpg
330799639_592048006139937_6461681238088101260_n.jpg

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x