20.5 C
Tirana
03 / 05 / 2026

“Topi është në fushën e SHBA-së”/ Irani mesazh të qartë palës amerikane: Negociata ose luftë, jemi të gatshëm për të dyja opsionet

Irani thotë se është “gati” të rifillojë luftën ose t’i japë përparësi diplomacisë për t’i dhënë fund luftës me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se “topi është në fushën e Shteteve të Bashkuara”.

“Irani ia paraqiti planin e tij ndërmjetësit, Pakistanit, duke synuar një fund përfundimtar të luftës dhe tani topi është në fushën e Shteteve të Bashkuara, të cilat duhet të zgjedhin midis rrugës diplomatike ose vazhdimit të një qasjeje konfrontuese”, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi.

“Irani, për të siguruar interesat dhe sigurinë e tij kombëtare, është gati për të dyja opsionet”, shtoi ai, duke iu drejtuar ambasadorëve dhe krerëve të misioneve diplomatike në kryeqytetin iranian.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x