Bashkëkryetari i Partisë Socialiste i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, i ftuar në “Real Story” ka shpjeguar në detaje kriteret, që sipas tij janë përdorur si argumente për të bërë bashkimin e disa bashkive.
Ai theksoi se çdo bashki teorikisht është mirë që të ketë një bazë urbane.
“Duhet të ndërlidhemi që secila bashki teorikisht është kirë kur është e mundshme të këtë një bazë urbane, sepse i jep mundësinë krijimit të ekonomisë”, tha ai.
Gjatë shpjegimit në studio, Mazniku mori disa shembuj, të cilët sipas tij tregojnë se elementi i bashkimit
“Elementi i bashkimit sjell një seri avantazhesh. I pari, sjell përqendrim të mundësive ekonomike, së dyti sjell përqendrim të kapaciteteve administrative.
Ne nuk mbajmë dot zyrë urbanistike të mirë në Elbasan, Përrenjas, Belsh dhe Cërrik.
Rrisim numrin e shërbimeve dhe rrisim mundësinë për përthithjen e fondeve nga Bashkimi Evropian”, tha ai.
- Gjykata bllokon planin e Trump për të rinovuar fushën historike të golfit në Uashington - 15/11/2026
- Shqipëria ngjitet në B, Italia jashtë çerekfinaleve! Liga e Kombeve hyn në fazën vendimtare - 15/11/2026
- Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë - 15/11/2026