14.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

“T’ju vijë turp e të ulni kokën”/ “Plas” sherri te Ligjet”, Bushka i kthehet deputetëve të opozitës: S’mund të uzurponi komisionin

Po mbahet mbledhja e radhës së Komisionit të Ligjeve.

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka kërkuar shkurtimin të rendit të ditës, duke u shprehur se më pas është e turpshme që të kthehen nga Gjykata Kushtetuese si anti-Kushtetuese.

Sipas saj një gjë e tillë ka ndodhur shpesh, ndërsa aludoi se mazhoranca mund edhe të ketë qëllim kalimin e ligjeve të lobuara nga qeveria apo persona të lidhur me të.

Çupi është përfshirë në debate me socialistët Jurgis Çyrbja dhe Klotilda Bushka.

Pjesë nga diskutimi:

Dhurata Çupi: Nuk mund të bëjmë sikur kalojmë ligje, nëse keni interes të kaloni një ligj të lobuar nga qeveritarë apo biznese pranë qeverisë, bëjeni. Por duhet të jemi të përgjegjshëm. Këtu kemi aktin normativ për buxhetin dhe ligje të rëndësishme.

Kemi ligje të rëndësishme vetëm këtë vit jemi mbledhur disa herë në Këshillin e legjislacionit për vendimet e Kushtetueses, duhet t’ju bëjë me turp e të ulni kokën. Shkurtoni rendin e ditës, nuk mund të kalojmë ligje kështu që Gjykata Kushtetuese të na i rrëzojë më pas. Ndaj merr masa.

Çyrbja: Sa i përket infrastrukturës në shkolla, jeni e lutur të vini me mua që të shihni investimet e bëra në shkollat e Durrësit.

Çupi-kryetares së komisionit (Klotilda Bushka): Nuk mund të bëhet komisioni i ligjeve një po një jo një ndoshta.

Bushka: Nuk e di si jeni mësuar ju por nuk mund të uzurponi komisionin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x